"Ekzaminimet e kryera të martën në mëngjes treguan se lojtari i ekipit të parë, Inigo Martinez, ka pësuar një dëmtim në tendinën e gjurit të djathtë.
Ai do të mungojë për rreth katër javë." Kjo është deklarata zyrtare e Barcelonës, që ka njoftuar kohëzgjatjen e mungesës së qendërmbrojtësit.
Kjo situatë mund të frenojë largimin e Ronald Araujo-s, i cili është një nga objektivat e Juventusit për merkaton e janarit.
Është e vështirë të mendohet se, në këtë situatë, katalanasit mund të heqin dorë nga një lojtar tjetër.
Teksti i njoftimit vazhdon: "Qendërmbrojtësi i Barcelonës u dëmtua gjatë fitores ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës Spanjolle.
Mbrojtësi u detyrua të largohej pas 28 minutash lojë në Jeddah, Arabinë Saudite, me Ronald Araujon që hyri në fushë për ta zëvendësuar.
Ndeshja ishte paraqitja e 27-të e baskut këtë sezon me fanellën e Barçës, të gjitha si titullar, një tregues i rëndësisë së tij për trajnerin Hansi Flick.
Fitorja kundër skuadrës së Carlo Ancelottit i dha Martinezit trofeun e tij të parë me fanellën blaugrana; këtë sezon, qendërmbrojtësi ka regjistruar gjithashtu golin e tij të parë për Barcelonën, duke shënuar në Champions League kundër Young Boys në shtëpi dhe kundër Crvena Zvezda-s në transfertë."