Arsenal-Tottenham, formacionet e mundshme

- Bota Sot

Arsenal-Tottenham, formacionet e mundshme

Arsenali pret Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut këtë mbrëmje. Skuadra e Mikel Artetës do të shpresojë të përfitojë nga pikët e humbura nga skuadrat përreth tyre të martën mbrëma. Një fitore për “Topçinjtë” do ti çojë ata me katër pikë larg liderit Liverpool.

Megjithatë, Arsenali shkon në garë pa fitore në tre ndeshje. Londinezët e Veriut u eliminuan nga FA Cup në shtëpi ndaj Manchester United në fundjavë, pasi humbën një penallti në Emirates. Ky rezultat pasoi me një humbje 2-0 ndaj Neëcastle në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së tyre të Carabao Cup dhe një barazim me Brighton në Premier League, përcjellë KosovaPress.

Tottenhami bën udhëtimin e shkurtër drejt Arsenalit duke synuar fitoren e tretë radhazi në të gjitha garat. Pas një fitoreje morale ndaj Liverpool-it në gjysmëfinalet e Kupës Carabao, Spurs arritën në mënyrë jo bindëse në raundin e katërt të FA Cup me një fitore në kohën shtesë ndaj Tamëorth-it jashtë ligës.

Spurs nuk kanë fituar në Emirates në Premier League që nga viti 2010.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Arsenal: Raya; Partey, Saliba, Gabriel, Timber; Merino, Rice; Trossard, Odegaard, Martinelli, Havertz.

Tottenham: Kinsky; Porro, Dragusin, Gray, Spence; Bissouma, Bergvall, Maddison; Kulusevski, Solanke, Son.



Lexoni të gjitha në Bota Sot