Synohet çerekfinalja, 12 ekipe përplasin “brirët” në Kupën e Shqipërisë

- Bota Sot

Synohet çerekfinalja, 12 ekipe përplasin “brirët” në Kupën e Shqipërisë

Dita e sotme do të jetë mjaft spektakolare. 6 takime shumë të rëndësishme do të luhet në Kupën e Shqipërisë, sfida që janë të vlefshme për fazën e 1/8-ave.

12 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e kualifikimit, pasi edhe në këtë fazë ndeshjet janë me një takim.

Kështu në orën 13:00 do të startojnë 2 sfida. Egnatia pret Kastriotin, ndërsa Skënderbeu do të duelojë me Vorën.

Vetëm 330 minuta më pas do të startojë edhe përballja mes Dinamos dhe Erzenit, ndërsa në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Tiranë, Durrës dhe Shkodër. Partizani do të presë Apoloninë, ndërsa Elbasani ka udhëtuar në transfertë për t’u përballur me Teutën dhe një tjetër duel interesant është përballja mes Vllaznisë dhe Besës së Kavajës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot