Tjetër zhgënjim në Bergamo

- Bota Sot

Tjetër zhgënjim në Bergamo

13 barazime në 20 ndeshje janë shumë për të synuar lart. Këtë e di mirë Thiago Motta, i cili kundër Atalantës mori një tjetër pikë të mbushur me dyshime. Pavarësisht një pjese të dytë të luajtur në sulm, ku u thyen disa skema dhe ku improvizimi mori përsipër organizimin, Juventusi kthehet nga Bergamo me një tjetër provë gjysmë të plotë.

Gjysmë në aspektin teknik-taktik dhe gjithashtu në aspektin karakterial.

Pas një pjesë të parë të mbyllur dhe të shoqëruar nga disa zgjedhje të diskutueshme të formacionit për të përballuar mungesën e Vlahovic, me McKennie, Koopmeiners dhe Yildiz që ndanë rolin e “9 fals”, në fillim të pjesës së dytë bardhezinjtë shkuan përpara me golin e papritur të Kalulu, i cili shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer një pasim të gjatë të McKennie, por më pas ngadalë humbën terren, besim dhe intensitet, duke pranuar barazimin e zikaltërve nga një situatë e thjeshtë për t’u lexuar.

Goli i vendësve erdhi nga presioni i Samardzic dhe Retegui, sigurisht, por gjithashtu mungesa e personalitetit dhe qartësisë së këtij Juventusi në menaxhimin e fazave kyçe të ndeshjes, në pothuajse çdo zonë të fushës. E mbushur me mbajtës topi dhe vrapues, por pa një “snajper” të vërtetë përpara, banda e Motta-s krijoi dhe ndërtoi, por më pas i mungoi loja e mprehtë, shpërthimi ose goditja që e shemb murin kundërshtar dhe mbyll ndeshjen.

Me Koopmeiners ende nën pritshmëritë dhe duke kërkuar pozicionin e duhur përpara tifozëve të tij të vjetër, në mesfushë herë pas here McKennie dhe Yildiz i jepnin thellësi lojës bardhezi dhe mbështesnin sulmin.

Por pa një shënues të fuqishëm, këto përpjekje nuk mjaftojnë për të thyer mbrojtje të afta dhe fizike si ajo e Atalantës. Edhe puna e Nico Gonzalez rezultoi sërish sterile në aspektin e realizimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot