Kompani: Fitorja është detyrim

- Bota Sot

Kompani: Fitorja është detyrim

Trajneri i Bajern Mynih, Vinsent Kompani, ishte i lumtur kur pa ekipin e tij të mposhtte M’Gladbah gjatë fundjavës, por është i kujdesshëm për të luajtur ndaj Hofenhaimit, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:30, “Allianz Arena”.

“Hofenhaim ka qenë gjithmonë interesant në planifikimin e skuadrës së tyre, me lojtarë të rinj që janë gjithashtu të aftë të lënë gjurmë në Evropë. Ata kanë një trajner të ri, i cili ka qenë shumë i suksesshëm. Kam respekt të madh për faktin se ai theu dominimin e Salcburgut me Sturm Grac në Austri. Është një përzierje që i jep Hofenhaim perspektivë.

Por ne po luajmë në shtëpi, ne kemi objektivin e qartë për të fituar, pa diskutim”, tha Kompani. Një lojtar që nuk mori pjesë në fitoren e bavarezëve ndaj Gladbach ishte Xhamal Musiala, i cili humbi ndeshjen për shkak të një sëmundjeje. Belgu nuk dha asnjë të dhënë për statusin e Musialës, pavarësisht se lojtari ka ndjekur stërvitjen e ekipit të hënën.

“Nuk është ende e sigurt se ai do të jetë fare atje. Duhet të presim stërvitjen përfundimtare.

Tashmë do të ishte pozitive nëse Xhamal bën është gati për sonte”, tha Vinsent. Së fundi, Kompani donte t’i jepte meritat mesfushorit të Leon Gorecka, për të cilin trajneri tregoi se ka shfrytëzuar maksimalisht mundësinë e tij për më shumë kohë loje.

“Performanca ndaj Mynshengladbah ishte thjesht e mirë, gjë që e bën të lehtë lavdërimin e çdo lojtari, ata e meritojnë. E rëndësishme është që ne mund të përdorim skuadrën. Ne kishim nevojë për Leonin, ai bëri një punë të jashtëzakonshme”, e mbylli “timonieri” i Bajernit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot