Talenti i madh shqiptar, Mark Gjokaj, ka firmosur kontratë me kampionin e Malit të Zi, skuadrën shqiptare Deçiqi nga Tuzi.
Mesfushori dhe anësori i talentuar vlerësohet si potencial i madh dhe që e ardhmja e tij do të flasë më së miri.
Deçiqi synon një vend në garar evropiane.
“Sot kemi nenshkruar kontratë 3 - vjeçare me te talentuarin Mark Gjokaj ne ditlindjen e tijë të 16-të. Me kete deshmojmë se klubi ynë mendon per te ardhmen e klubit”, ka njofton klubi kampion.
Duhet theksuar se para një kohe Mark Gjokajn e kanë përcjellë agjentët e Cërvena Zvezdës gjatë një turneut në Podgoricë.