LDK takon anëtarësinë në Atmaxhë të Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

LDK takon anëtarësinë në Atmaxhë të Prizrenit

Kandidatët për deputetë nga dega e LDK-së në Prizren, sot mbajtën takim me banorët e fshatit, Atmaxhë

Në njoftim, thuhet se në takimi ishte i ngrohtë dhe frymëzues.

“Bashkë me ekipin e kandidatëve: Anton Quni, Drita Millaku, Ajlin Shishko, Xhavit Ukaj dhe Shaban Osmanaj, prezantuam vizionin e LDK-së për zhvillimin e vendit. Banorët e kësaj zone ngritën çështje të rëndësishme – nga infrastruktura deri te nevoja për një qendër për fëmijët. Andaj edhe angazhimi ynë mbetet i palëkundur: të dëgjojmë dhe të sjellim zgjidhje të prekshme për qytetarët tanë. Bashkë, me programin e LDK-së dhe mbështetjen e tyre, do ta ndërtojmë të ardhmen që meriton Kosova”, ka shkruar kreu i degës, Selmanaj.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit