Simone Inzaghi shprehu keqardhjen pas barazimit 2-2 mes Interit dhe Bologna.
“Dua ta komplimentoj kundërshtarin, por djemtë e mi bënë një ndeshje të shkëlqyer, – tha ai për DAZN. – Vinim nga një periudhë shumë e ngarkuar, por luftuam, krijuam dhe lejuam shumë pak.
Patëm shumë raste për të shënuar golin e tretë dhe ishim gjithmonë në lojë. Ka rrethana për keqardhje, që nuk i morëm tri pikët, por bëmë atë që duhej.
Është pak e hidhur, edhe pse luanim kundër një skuadre fizike, të organizuar dhe që na sulmonte lart gjatë gjithë kohës”.
Një mendim për golat e pësuar…
Kanë qenë disi të ngjashëm me njëri-tjetrin, me siguri mund të ishim mbrojtur më mirë. Klasifikimi? Shikojmë vetëm veten. Duhet të përmirësohemi dhe të qëndrojmë të përqendruar për të përballuar çdo sfidë.
Çfarë analize i bën ndeshjes?
Komplimente për Bologna, një kundërshtar i vështirë, por këtë e dinim. Vinim nga një kalendar shumë i ngjeshur. Ekipi luajti mirë në fushë, luftoi, krijoi dhe lejoi pak. Sidomos për golin e dytë që pësuam nga rivënia anësore, duhej të pozicionoheshim më mirë, por më pas patëm shumë raste për ta dërguar rezultatin 3-2. Ekipi bëri atë që duhej, ka keqardhje që nuk morëm 3 pikët, por duhet të respektojmë edhe kundërshtarin.
Në futboll, ndonjëherë edhe një pikë mund të vlejë…
Jam dakord, por kemi një shije të hidhur për rastet që patëm për të shënuar dhe fituar 3-2. Bologna është një ekip fizik që na sulmonte lart. Bëmë një lojë shumë të lodhshme dhe shënuam dy gola të bukur. Në disa situata mund të kishim bërë më mirë.
A keni më shumë keqardhje për golin e dytë të pësuar apo për mos shkuarjen në pushim me avantazh më të madh?
Për të dë dyja. Goli i marrë nga rivënia ishte një top i lehtë që duhej mbrojtur më mirë. Ka pasur aftësi nga kundërshtari, megjithatë ne duhej të ishim mbrojtur më mirë. Po vinim nga ndeshje ku kishim luajtur mirë në mbrojtje.
Ekziston mundësia që ky barazim mund të rrisë besimin te kundërshtarët tuaj…
Nuk e di, ne shikojmë vetëm veten.
Po vinim nga 6 fitore radhazi në kampionat, që na kishin vënë në një pozicion shumë të mirë në klasifikim.
Duhet të vazhdojmë, duke ditur që na duhet të bëjmë diçka më shumë. Kemi probleme me rotacionet dhe kalendarin, por kjo është e vërtetë për të gjithë dhe ndeshjet në kampionat janë shumë të vështira.
Pse kishte tension në fund të ndeshjes?
Nuk kishte asnjë problem, djemtë ishin pak nervozë dhe nuk doja që dikush të ektremizohej me protestat. Gjyqtarët mund të gabojnë, si sonte dhe si në Superkupë. Ka respekt maksimal. Ishte edhe situata e fundit me Frattesi, por ashtu siç gabojmë ne, gabojnë edhe gjyqtarët.