Fenerbahçe ofron 18 milionë euro për mbrojtësin e Milanit

- Bota Sot

Fenerbahçe ofron 18 milionë euro për mbrojtësin e Milanit

Hoze Murinjo i ka vënë sytë mbrojtësit serb Strahinja Pavlovic. Klubi turk i Fenerbahçe i ka bërë të ditur Milan se janë të gatshëm të ofrojnë 18 milionë euro në merkaton e dimrit, shumën e paguar nga kuqezinjtë në verë për ta marrë nga Salzburgu.

Mediat italiane konfirmojnë se mbrojtësi i ka thënë “JO” largimit për të lënë Milanon.

“Jo, nuk do të qëndroj këtu”, ka qenë përgjigjja e Pavlovic, që ka refuzuar transferimin në Turqi, për të provuar shanset e tij me fanellën kuqezi.

23-vjeçari do të qëndrojë në Milano, pavarësisht se e humbi shpejt pozicionin e titullarit që fitoi në fillim të sezonit.

Në mendjen e lojtarit ekziston dëshira për të rifituar një rol qendror në projektin e trajnerit Konseisao, veçanërisht nëse Tomori do të kalonte përfundimisht te Juventus.



Lexoni të gjitha në Bota Sot