Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku gjendet me skuadërn e Rubin Kazanit jashtë Rusisë, duke u përgatitur për pjesën tjetër të sezonit.
Ai ka takuar një legjend futbolli. Bëhet fjalë për Dimitar Berbatovin.
Daku thotë se ishte tejet i lumtur që takoi ish-sulmuesin e Manchester Unitedit.
“I lumtur që e takova, një nga lojtarët më të këndshëm për t’u parë”, tha ai në rrjetet sociale