Ilkay Gundogan ka zbuluar një histori të çuditshme dhe të pazakontë lidhur me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, gjatë një episodi të një podcast
Lamine Yamal, 17 vjeç, është një nga talentet më të jashtëzakonshëm në futbollin botëror dhe ka luajtur një rol kyç në triumfin e Spanjës në Euro 2024 në Gjermani, ndërsa kreu detyrën e tij për ekipin Kombëtar.
Ai tashmë ka fituar dy çmime, atë të Golden Boy dhe Kopa Trophy.
Në sezonin e tij të shkëlqyer, Yamal shënoi shtatë gola dhe regjistroi nëntë asiste në të gjitha kompeticionet, duke u bërë një ndër lojtarët më të kërkuar dhe më të talentuar.
Por, ndërkohë që të gjithë e dinë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme, shumë nuk e dinë për një incident të çuditshëm që ka ndodhur gjatë një ndeshjeje të Barcelonës kundër Portos, sezonin e kaluar.
Në këtë ndeshje, Yamal bëri histori duke u bërë lojtari më i ri për të nisur një ndeshje të Ligës së Kampionëve në moshën 16 vjeç e 83 ditë.
Gundogan tregon historinë e pazakontë
“Kur isha te Barça, kishim një ndeshje të Ligës së Kampionëve në Porto,” tha Gundogan, duke folur në The Ranveer Show.
“Po fitonim 1-0, gjithçka ishte mirë. Rreth minutës së 60-të, filluam të vuajmë – ishte sikur kundërshtari kishte të paktën një lojtar më shumë në fushë”.
“Isha si: ‘Çfarë po ndodh këtu?’. Më pas mora vesh se një lojtar i ekipit tonë kishte lënë fushën dhe shkoi në tualet. Dhe ata nuk e zëvendësuan. Stafi teknik priste ta zëvendësonte pasi të kthehej, sepse ishte Lamine Yamal”.
“Sigurisht, ai ishte shumë i rëndësishëm për ne vitin e kaluar. Ata nuk e dinin se kur do të kthehej, ‘A duhet ta zëvendësojmë, të vendosim dikë tjetër?’”.
“Ata pritën dhe pritën dhe në një moment isha si: ‘O djema, çfarë po ndodh, po luajmë me një lojtar më pak, nuk doni ta zëvendësoni?”.
“Në fund, ata u detyruan ta bëjnë, sepse ai nuk doli më nga dhoma e zhveshjes. Nuk di nëse njerëzit e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, nuk mendoj se u bë një histori e madhe. E fituam ndeshjen, prandaj më pas mundëm të qeshnim për këtë, por e mbaj mend që vuajtëm”, tregoi historinë Gundogan.
Ferran Torres shënoi golin e vetëm të ndeshjes për të siguruar një fitore të vështirë 1-0 për Barcelonën. Ndërkohë, Gavi ndëshkua me karton të kuq pasi mori kartona të verdhë.