Baste të mëdha për një karton të verdhë

- Bota Sot

Baste të mëdha për një karton të verdhë

Portieri i Udineses, Maduka Okoye është vënë nën hetim nga Prokuroria e Udines pas një raportimi për një seri bastesh për shuma të mëdha të lidhura me një karton të verdhë gjatë ndeshjes kundër Lazios të luajtur më 11 mars 2024.

Raportuar nga Sisal, përmes një algoritmi i krijuar për të identifikuar anomalitë në lojëra, portieri nigerian (tashmë jashtë fushës për shkak të dëmtimit) u njoftua në fund të dhjetorit për aktivitetin e Prokurorisë si dhe i dyshuari tjetër, Diego Giordano, pronar i një picerie shumë të frekuentuar nga futbollistët e Juventusit.

Gjatë ndeshjes më 11 mars 2024, Okoye u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e nëntëmbëdhjetë të pjesës së dytë me Udinese në epërsi 2-1 në fushën e Lazios.

"Një gjest normal për të fituar disa minuta, por që u bë i dyshimtë për shkak të fluksit të konsiderueshëm të parave në atë karton".

Avokatët e Maduka Okoye komentuan lajmin duke folur për një fakt "krejt inekzistent".



Lexoni të gjitha në Bota Sot