Me propozim të drejtorit sportiv të ekipeve kombëtare, Goran Pandev dhe drejtorit teknik të FFM-së,
Gjorgi Hristov, Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë pranoi propozimet për trahjner e rinj të kombëtareve të të rinjve.
Dimitar Kapinkovski është emëruar kryetrajner i kombëtares së Maqedonisë nën 18 vjeç (gjenerata 2008).
Kapinkovski është ish-futbollist i Maqedonisë dhe trajner i Pelisterit nga Manastiri, Pobeda Prilep dhe Samtredia nga Gjeorgjia.
Kapinkovski deri në vitin 2019 ishte kryetrajner në Akademinë e Futbollit në Manastir. Gjorgji Stojçev, trajneri që fitoi titullin e dyfishtë, kampion dhe fitues i Kupës së Maqedonisë, me Akademinë Brera Pandev (gjenerata 2008), do të jetë asistent në skuadrën e Kapinkovskit.
Dragan Naçevski është emëruar kryetrajner i Kombëtares së Maqedonisë nën 17 vjeç (gjenerata 2009). Ish-futbollisti i Maqedonisë është pjesë e stafit të trajnerëve në Akademinë e FFM-së, ndërsa ka punuar edhe si asistent në Kombëtaren e Maqedonisë nën 21 vjeç. Dragan Naçevski e udhëhoqi gjeneratën e vitit 2009 në dhjetë ndeshje kontrollore/miqësore sezonin e kaluar, ndërsa tani ai ka shansin të udhëheqë gjeneratën e talentuar në ciklin kualifikues që fillon këtë vit.
Goran Stankovski është emëruar kryetrajner i kombëtares së Maqedonisë nën 15 vjeç (gjenerata 2011). Stankovski është një ish-futbollist nga gjenerata e kampionatit të Sloga Jugomagnat, ndërsa si ndërkombëtar ka luajtur në Rusi, Turqi, Belgjikë dhe Gjermani. Karriera e trajnerit të Goran Stankovskit lidhet më së shumti me FC Rabotniçkin, ku ai ka shënuar rezultate të shkëlqyera me kategoritë e të rinjve, si dhe ka qenë udhëheqës dhe drejtor sportiv i ekipit të parë. Goran Stankovski është ish-trajneri i ekipeve U-17 dhe U-19 të Maqedonisë. Në vitin 2018 u zgjodh trajneri më i mirë në futbollin e të rinjve.
Iljami Iseni është emëruar trajner i kombëtares së Maqedonisë nën 16 vjeç (gjenerata 2010). Iseni, sezonin garues të vitit të kaluar, udhëhoqi gjeneratën 2010 në gjashtë ndeshje kontrolli/miqësore.