Zvicra nuk do t’i nis kualifikimet për Kupën e Botës 2026 deri në vjeshtën e këtij viti.
Zvicra – Kosova është ndeshja e parë, që luhet më 5 shtator.
“Të martën, më 25 mars, Zvicra do të luajë në Kybunpark të St. Gallenit kundër Luksemburgut”, ka njoftuar Federata zvicerane të premten.
Ndërkohë, “Belfast Telegraph” raporton se miqësorja e dytë do të luhet në udhëtim tek Irlanda e Veriut.