Ronald Araujo është një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të janarit.
Javën e kaluar, mbrojtësi uruguaian ishte në prag të transferimit te Juventusi, por në fund marrëveshja dështoi.
Tashmë Araujo është afër nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën.
Marrëveshja në parim është arritur në fillim të kësaj jave, derisa shumë shpejt do të ketë një takim final, ku do të zgjidhen detajet përfundimtare dhe pastaj do të nënshkruhet kontrata.