Kim Yeon-Su, një tifoz i Lille nga Koreja e Jugut u takua sot me futbollistin e tij të preferuar, yllin kosovar, Edon Zhegrovën.
Ai kurseu para për gjashtë muaj për të ardhur dhe për ta përcjellur ndeshjen e sontme ndaj Nice në Ligue 1.
Por, ekipi francez ia bëri edhe më special vizitën e tij, duke e mundësuar takimin me futbollistin e tij të preferuar, Edon Zhegrovën.
Ai i tha se është futbollisti më i mirë i ligës dhe e luti që të mos largohet nga Lille.