Milani me 80 milionë arsye për të bërë kthesën pozitive

- Bota Sot

Milani me 80 milionë arsye për të bërë kthesën pozitive

Pa kualifikimin në Ligën e Kampionëve, Milani do të humbiste rreth 80 milionë euro, shumë që do të ndikonte në mënyrë të pashmangshme edhe strategjitë e merkatos së verës, siç shkruan “Corriere dello Sport”.

Lajmi i mirë për “kuqezinjtë” vjen nga Ligën e Kampionëve. Katër fitoret e arritura deri më tani kundër Brizhit, Real Madridit, Sllovan Bratislava-s dhe Crvena Zvezdës, kanë siguruar mbi 52 milionë euro, përfshirë bonusin e pjesëmarrjes (19 milionë), të ardhurat nga të drejtat televizive (gati 22 milionë) dhe shpërblimet për rezultatet (8.4 milionë).

Kësaj shifre i shtohen edhe të ardhurat nga biletat dhe një shpërblim shtesë për pozicionimin përfundimtar, që mund të jetë shumë pozitiv. 

Tani gjithçka varet nga dy ndeshjet e fundit të grupit. Për të kaluar direkt në fazën e 1/8-ve, Leão dhe shokët e tij duhet t’i fitojnë të dyja ndeshjet e mbetura.

Sfida e parë, e cila zhvillohet të mërkurën në “San Siro”, është kundër Xhironës, ekip pothuajse jashtë garës, me 0 pikë dhe asnjë gol të shënuar në transfertë. Një javë më vonë, “kuqezinjtë” do të përballen me Dinamo Zagrebin në transfertë. Kroatët ende kanë shpresa për kualifikim, por nuk duken një pengesë e pakalueshme/



Lexoni të gjitha në Bota Sot