Ndeshja mes PSG-së dhe Mançester Sitit vlen shumë si për fatet e skuadrave në këtë kompeticion edhe për teknikët respektivë.
Luis Enrique në konferencën e sotme për shtyp kishte vetëm fjalë të mira për homologun e tij në Mançester.
“Nesër do të luajmë një ndeshje speciale jo vetëm për pozitat e skuadrave në kalsifikim.
Unë do të takoj një shok, do të jetë një gëzim i madh që të takohem me Guardiolën.
Duhet të prisni një ndeshje të madhe pasi të dy, me lojtarët që kemi, kemi për të përgatitur ndeshjen njëlloj”, tha Luis Enrique.
Trajneri spanjoll u pyet se cili mes tij dhe Guardiolës kishte nxjerrë potencialin më të madh të Barcelonës. “Të jem i sinqertë si unë edhe Guardiola apo edhe Ksavi kemi përdorur skemën 4-3-3, por skuadra e Guardiolës i afrohej më shumë perfeksionit”, tha Enrique.