Sipas asaj që raporton The Sun, Jack Grealish është drejt largimit nga Manchester City, aty ku u transferua në vitin 2021 për 100 milionë euro. Në dy sezonet e para, Grealish ishte titullar dhe protagonist i padiskutueshëm te “Qytetarët”.
Sezonin e kaluar pati një rënie të rëndësisë së tij në ekip, ndërsa këtë sezon ka luajtur shumë pak dhe thuajse gjithmonë e ka nisur nga stoli i rezervave.
Duke parë situatën aspak të mirë që po kalon te City, Inter dhe Dortmund janë vënë në ndekje të 29-vjeçarit, por deri tani nuk ka asnjë ofertë konkrete. Për lojtarin ka interes edhe nga klubet arabe, por duket e vështirë që anglezi të pranojë transferimin në një kampionat jo eiltar.
Me shumë mundësi në verë do të ndodhë largimi i tij nga City, por ende nuk dihet nëse do jetë në formë huazimi apo shitje direkte. Vetë lojtari ka zgjedhur të mos reagojë për situatën që po kalon këtë sezon.