Largimi i pestë nga Tirana

- Bota Sot

Largimi i pestë nga Tirana

Hajrulla Tola është larguar nga Tirana.

Mesfushori premtues i bardhebluve nga tani e në vazhdim do të jetë pjesë e Korabit.

Lojtari nuk ka pasur hapësirat e mjaftueshme këtë kampionat me bardheblutë dhe në këto kushte ai do të jetë pjesë e skuadrës së Kategorisë së Parë. Tola është i larguari i radhës.

Më parë kanë ikur Fjoart Jonuzi te Dinamo, Jordi Jaku te Bolonja, Silvio Vokrri te Pogradeci. Aran Isuf ka arritur një marrëveshje me bardheblutë për t’u larguar në merkaton e janarit.

Futbollisti tjetër që mund të largohet është Bajroviç. Lojtari nuk është në planet e klubit Tirana, pasi performanca e tij ka qenë e ulët.

diskutohet që skuadra të mbyllë marrëveshjen dyvjeçare që ka me të.

edhe Bajroviç pranon, Tirana liron një vend në sulm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot