Klubi i Basketbollit, Golden Eagle Ylli ka prezantuar trajnerin e tyre më të ri, që vjen nga Sllovenia – Ales Pipan
Këtë ata e kanë bërë të ditur përmes faqes së tyre në Facebook.
“Kemi kënaqësinë të prezantojë trajnerin tonë të ri, Aleš Pipan, një emër i njohur në basketbollin evropian. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, Pipan ka udhëhequr klube prestigjioze si Krka, Union Olimpija, Zlatorog Laško, Zadar, Anwil Włocławek, MZT Skopje, dhe ka shërbyer si trajner i kombëtareve të Sllovenisë, Polonisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkruajnë ata në njoftimin e tyre në Facebook.