Barcelona mundi Benficën me rezultatin 5-4 në një ndeshje klasike të Ligës së Kampionëve në Estadio da Luz – por ndeshja përfundoi më shumë polemika wqë raportohet se vazhdoi edhe në tunel.
Në një mbrëmje kaotike në Lisbonë, ku sulmuesi i Benficës, Vangelis Pavlidis, realizoi një het trik, anësori i Barçës, Raphinha, shënoi një gol të çuditshëm dhe pjesa e dytë solli dy penallti, ishte pikërisht Raphinha që shënoi golin e fundit, duke i dhënë fitoren skuadrës së Hansi Flick.
Barcelona përmbysi disavantazhin 4-2, por shanset e tyre për fitore dukeshin të mbyllura kur Frenkie de Jong u gjykua se kishte faulluar Alvaro Carreras.
Megjithatë, mysafirët arritën të largonin rrezikun dhe gjetën Raphinha-n, i cili avancoi përpara, kapi një kthesë të shpejtë dhe e dërgoi topin përtej portierit Anatoliy Trubin.
Polemikat kryesore lindën pasi lojtarët dhe tifozët e Benficës pretenduan se Leandro Barreiro ishte shtyrë nga një mbrojtës i Barcelonës brenda zonës së penalltisë.
VAR shqyrtoi mundësinë e një penalltie, por vendosi të mos marrë masa, duke lënë vendasit të indinjuar.
Zëvendësuesi Arthur Cabral – i cili as që ishte futur në lojë – u përjashtua nga gjyqtari për reagimin e tij ndaj vendimit, ndërsa trajneri i Benficës, Bruno Lage, shkoi për t’u përballur me arbitrin.
Por nuk mbaroi këtu.
Sipas Movistar, një përleshje shpërtheu midis lojtarëve të të dy skuadrave në tunel pas përfundimit të ndeshjes, ku policia u detyrua të ndërhynte.
Thuhet se policia ndërhyri për të ndarë Raphinha-n nga lojtarët e Benficës, megjithëse natyra e saktë e incidentit ende nuk është e qartë.
Pas qetësimit të situatës, Barcelona do të kthehet pas për të reflektuar mbi një mbrëmje që i siguroi kualifikimin automatik për fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.
Ata renditen të dytët në fazën e grupeve me 18 pikë dhe diferencën më të lartë të golave në këtë garë – megjithëse golat që pësuan morën një goditje të rëndësishme në Lisbonë.
Ndërkohë, Benfica renditet në vendin e 18-të, por mund të bjerë edhe më poshtë në tabelë, në varësi të rezultateve të ndeshjeve të së mërkurës.