Juventusi ndalet në “shtëpinë” e Jasharit

- Bota Sot

Juventusi ndalet në “shtëpinë” e Jasharit

Juventusi vazhdon të vuajë problemet me barazimet, të cilat po i bëhen makth edhe në Ligën e Kampioneve.

Skuadra italiane sot është ndalur në një të tillë pa gola në fushën e Klub Bryzh, në radhët e të cilës aktivizohej si zakonisht edhe Ardon Jashari, mesfushori shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën.

Në një ndeshje ku vendasit u shfaqën shpesh me kërkues, skuadrat prodhuan pak raste për shënim, duke u shfaqur rrallëherë para portës.

Megjithatë, edhe në ato mundësi që krijuan, nuk kishin saktësinë për të çuar sferën në rrjetë, ndonëse disa herë u shfaqën në pozicione të favorshme, sidomos në pjesën e dytë.

Kësisoj, dueli u mbyll pa gola, duke mbajtur të dy skuadrat në garë për vazhdimin më tej në këtë turne.



Lexoni të gjitha në Bota Sot