Ditën e sotme është zhvilluar një takim “kokë më kokë” mes drejtuesve të klubit të Elbasanit dhe atyre të Bolognas.
Drejtori sportiv i verdhebluve ka qenë prezent në ambientet e klubit italian.
Aty, Elton Guranjaku është takuar me drejtorin sportiv të Bolognas, Giovani Sartori, skautin, Francesco Felici si dhe Drejtorin e Akademisë së Bolognas, Lorin Margotto. Një bashkëpunim i papritur nga klubi shqiptar me atë italian.
Njoftimi i klubit të Elbasanit:
Eshte mbajtur nje takim ne ambjentet e klubit kuqeblu midis dy klubeve Elbasani dhe FC Bologna per nje bashkepunim ne te ardhmen, per shkembim eksperiencash ne sektorin e te rinjve, te trajnereve te moshave, si dhe ne skuadren e pare.
Falenderojme Drejtorin Sportiv Giovani Sartori, scoutin Francesco Felici si dhe Drejtorin e Akademise Bologna FC Flavio Loris Margotto per mikpritjen dhe urojme qe ky bashkepunim te jete i frytshme per te gjithe palet!