Mario Mitaj “lë në hije” lojtarë si Benzema dhe Kante

- Bota Sot

Mario Mitaj “lë në hije” lojtarë si Benzema dhe Kante

Al Ittihad ka triumfuar ditën e sotme në shtëpi përballë Al Shabab në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të ligës arabe. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sports City”, me rezultatin 2-1.

Golat për Ittihad u shënuan nga Al Oboud dhe Karim Benzema, por Mario Mitaj u shpall “Lojtari i Ndeshjes” nga kompania e njohur e statistikave, “Sofa Score”.

Sipas kësaj kompanie, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është vlerësuar me notën e lartë 8.3, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushën e lojës. Një sinjal mjaft pozitiv ky para kualifikueseve të Kupës së Botës.

Mitaj merr vëmendjen kryesore për të disatën herë në Arabinë Saudite, ku është kthyer në një protagonist absolut.



Lexoni të gjitha në Bota Sot