Ten Hag nuk do të bëhet trajner i Dortmundit

- Bota Sot

Ten Hag nuk do të bëhet trajner i Dortmundit

Pavarësisht raportimeve të ditëve të sotme, Erik Ten Hag nuk do të jetë trajner i ri i Borusia Dortmund.

Tekniku holandez ishte në bisedime të avancuara me skuadrën gjermane, i cili shihej si pasardhës i Nuri Sahin, i cili u shkarkua menjëherë pas humbjes nga Bologna.

Por gazetari, Florian Plettenberg ka bërë të ditur se Ten Hag nuk do të jetë trajner i ri i Dortmund.

Çmimi i tij është i lartë dhe i paperballueshëm për skuadrën gjermane.

Tashmë Dortmund është në bisedime me trajnerin kroat, Niko Kovaç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot