Një ngjarje e çuditshme në Torino

- Bota Sot

Një ngjarje e çuditshme në Torino

Ajo që ndodhi të martën në mbrëmje jashtë stadiumit “Allianz” në Torino ishte e pabesueshme, kur një gjerman 35-vjeçar u shfaq në hyrjen 12 duke kërkuar të futej në tribuna.

Për fatin e tij të keq Juventusi luante në transfertë në Belgjikë kundër Club Brugge në Champions League dhe nuk ishte planifikuar asnjë event tjetër në stadium. Punonjësit u përpoqën tia shpjegojnë burrit, i cili në një gjendje konfuze të dukshme, nuk donte të dëgjonte arsyen dhe i sulmoi ata.

Kur erdhi patrulla e parë, gjermani sulmoi edhe karabinierët.

Filloi një luftë e furishme, por policët e neutralizuan.

Siç raporton “Corriere di Torino”, policia e ndoqi atë dhe me ndihmën e patrullave të tjera, me mundim arriti ta bllokojë dhe ti vërë prangat. Edhe ta bindje që të hipte në makinë nuk ishte një detyrë e lehtë.

Në fund ai u dërgua në komisariat dhe u ruajt gjatë gjithë natës, por edhe dy karabinierë përfunduan në spital, duke pësuar lëndime të gjykuara si të shërueshme në 10 dhe 7 ditë. 35-vjeçari, ndoshta nën ndikimin e drogës, u arrestua pasi i bëri rezistencë një zyrtari publik dhe nuk mundi të shpjegonte pse ndodhej në Torino dhe pse donte të hynte në stadiumin Allianz.



Lexoni të gjitha në Bota Sot