Skuadra e Dinamo Zagrebit u mposht mbrëmë ndaj Arsenalit me shifrat 3:0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e shtatë të UEFA Champions League.
Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, foli pas ndeshjes me “topçinjtë” dhe tha se ishte super i kënaqur me paraqitje në “Emirates”.
Ademi po ashtu tha se kundër Milanit synojnë fitore, ndeshje kjo e cila zhvillohet, më 29 janar në Kroaci.
“Kundër Milanit, le të synojmë fitore. Jemi cilësor, jam i sigurt se do ta tregojmë kualitetin tonë”.
Ademi po ashtu tregoi se si është të punosh me trajnerin e ri, Fabio Cannavaro.
“Ka shumë këresa taktike. Po mundohemi të bëjmë më të mirën. Jam i sigurt se do dukemi mirë”, vazhdoi ndërkaq Ademi
Dinamo në rast se fiton ndaj Milanit mund ta sigurojë kualifikimin në playoff të Champions League.