Santiago Gimenez reagon pas interesimit të Milanit

- Bota Sot

Santiago Gimenez reagon pas interesimit të Milanit

Sulmuesi meksikan i Feyenoord, Santiago Gimenez, është një nga lojtarët më të përfolur të momentit, jo vetëm për dy golat që shënoi mbrëmë në fitoren 3-0 ndaj Bayern Munich, por edhe për interesimin e disa klubeve të mëdha ndaj tij.

Emri i Gimenez është lidhur me një transferim të mundshëm drejt Milan-it, por kuqezinjtë duhet të gjejnë akordin me Feyenoord. I pyetur pas ndeshjes ndaj Bayern në lidhje me një largim të mundshëm drejt Serie A, meksikani ka thënë se e lë gjithçka në dorë të Zotit.

“A ishte kjo ndeshja ime e fundit në Champions League me fanellën e Feyenoord?

Të shohim se çfarë do të ndodhë.

Këto janë javë vendimtare, unë e lë gjithçka në dorën e Zotit”, u shpreh meksikani, duke e lënë të hapur mundësinë për një largim në këto ditë të fundit të merkatos.



Lexoni të gjitha në Bota Sot