Kolni vazhdon serinë e rezultateve të mira në Bundesliga II gjermane.
Koln para shikuesve të vet me mund të madh e mposhti me rezultat 1:0 Elversberg-un, në takimin e javës së 19-të të Bundesliga II.
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit titullar për Kolnin sikurse edhe Fisnik Asllani për Elversbergun.
Paçarada doli më i mirë si Asllani.
Futbollisti Ljubiçiç vulosi fatin e takimit në minutën e 81-të.
Asllani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 30-të, ndërsa është zëvendësuar në minutën e 80-të.
Koln kryeson me 34 pikë e Elversberg është në vend të tetë me 38 sosh.