Është mbyllur takimi i parë i javës në Superiore.
Në Ballsh fitues ka dalë Tirana me rezultat 0:3. Bledi Shkëmbi merr fitoren e parë në rikthim.
Bardheblutë kanë kryer kthesën e shumëkërkuar. Më në fund, kryeqytetasit marrin pikët jhetike që aq shumë duheshin për të thyer akullin. Sfida ndaj Bylisit përveç golave rezervoi dhe kartonë të shumtë, madje dy të kuq.
Bylis-Tirana ishte një takim i gjallë në pjesën e dytë, ndërsa pjesa e parë ishte shumë e vakët. Në 45 minutat e para nuk pati shumë raste konkrete nga të dyja skuadrat.
Megjithatë Ernest gjeti golin e avantazhit me të dytin rast që pati. Në momentin e parë tek-e-tek me Hasanbellin nuk ia doli dot, po në episodin e golit pak minuta më pas nuk gaboi.
Por ky lojtar i pati shënuar Bylisit në Kupë, duke i kthyer të kuqtë në shënjestrën e preferuar. Meritë tek shënimi pati dhe spanjolli Soler me vizionin në pasim.
Në fund dy debutuesit Vera dhe Silva kombinuan bukur dhe arriti golin Silva nga asistimi i ish-it të Ferencvaros.
Bylisi për asnjë moment nuk rrezikoi aq seriozisht sa për të shënuar në portën kundërshtare.
Pas kartonit të kuq të Camara që shpëtoi ndoshta golin e tretë, sfida u bë dhe më e pamundur. Autori i golit të parë të ndeshjes pati marr të kuq për një të shtyrë disa minuta më parë.
Në fund, të dy ekipet e mbyllën me nga një lojtar më pak. Shkëmbi sjellë kështu fitoren që mungonte që prej takimit me Bylisin në fakt. Këtë sezon ballshiotët kthehen në prenë e preferuar të Tiranës.