Liverpooli i trajnerit Arne Slot nuk ka të ndalur, shkatërron çdo gjë që ka para vetes.
Lideri i Premier Leagues, Liverpool, ka shkatërruar me rezultat 4:0 Ipswich-in.
Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, sërish mbetet në pankinën e Ipswich-it.
Golat i realizuan Szoboszlai (11), Salah (35), Gakpo (44 e 66).
Liverpooli ka sulmin e frikshëm, për 22 ndeshje ka realizuar jgithsej 54 gola e ka pësuar vetëm 20 sosh.
Pas javës së 23-të Liverpooli kryeson me 53 pikë (një ndeshje më pak) e ka 6 pikë më shumë se Arsenali që gjendet në vend të dytë.
Ipswich renditet në vend të 18-të me 16 pikë.