Media serbe vajton Tiranën për një arsye por e fsheh një fakt për Kosovën!

- Bota Sot

Media serbe vajton Tiranën për një arsye por e fsheh një fakt për Kosovën!

Serbët vajtojnë dënimet e shqiptuara nga UEFA gjatë muajit dhjetor!

Dënimet u shqiptuan për shkak të racizmit dhe provokimeve të rënda në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës.

Gjatë kësaj ndeshje të luajtur me 12 tetor të vitit 2024 ë kuadër të Ligës së Kombeve, huiliganët serbët brohoritën “Kosova është Serbi”.

“Kjo është e paharrueshme! 

UEFA dënon në mënyrë drakonike Serbinë. 

UEFA ka gjobitur në mënyrë drakoniane Serbinë për lëshimet e saj në ndeshjen kundër Zvicrës, dhe shuma totale është e pabesueshme 119,750 euro.

Arsyeja është fishkëllimi i himnit kombëtar të Zvicrës dhe sjellja e vrazhdë e tifozëve.

Ky penalitet është shqiptuar në dhjetor të vitit të kaluar, ndaj këtij vendimi ka bërë ankim FSS, e cila është refuzuar”, vajton media serbe “b92”.

Ky medium serb e fsheh e një fakt, nuk e përmend askund Kosovën, kur dihet se të gjithë shikuesit në stadium e kanë provokuar shtetin tonë në mënyrën më të turpshme.  

Serbët e fshehin këtë turp por UEFA i ka pa të gjitha dhe i ka dhënë dënimin e merituar Serbisë.

Media serbe vajton Tiranën sepse  tifozëve serbë i ndalohet prania në kryeqytetin shqiptar.

“Kjo do të thotë se do të ndalohet shitja e biletave për tifozët serbë për dy ndeshjet e ardhshme jashtë fushe, në Vjenë dhe Tiranë.

Nuk mbaron me kaq...

FSS u gjobit me 53.250 euro për ndeshjen kundër Danimarkës, kështu që kapaciteti i stadiumit do të reduktohet për ndeshjen e radhës që do të luhet në Serbi kundër Austrisë.

Kjo rezulton që Serbia gjobitet gjithsej 173 mijë euro”, shkruan më tej.



Lexoni të gjitha në Bota Sot