Egnatia rifiton kreun në Shkodër, Tirana dhe Laçi hedhin hapa drejt ringritjes

- Bota Sot

Egnatia rifiton kreun në Shkodër, Tirana dhe Laçi hedhin hapa drejt ringritjes

Kampionati “Abissnet Superiore” uli siparin e javës së 22-të me dy ndeshjet e fundit; AF Elbasani – Laçi dhe Vllaznia – Egnatia.

Në stadiumin “Loro Boriçi”, Egnatia mundi Vllazninë 2-0. Rrogozhinasit shënuan nga një gol për çdo pjesë dhe u ngjitën në vendin e parë të kampionatit me 39 pikë.

Laçi mundi AF Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena” 2-1. Kurbinasit zhvilluan një ndeshje të mirë dhe morën tre pikë shumë të rëndësishme.

Tirana u rikthye te fitorja në kampionat pasi mposhti Bylisin në “Adush Muça” me rezultatin e thellë 3-0.

Një triumf shumë të rëndësishëm arriti edhe Skënderbeu në shtëpi, pasi mposhti Teutën 2-1.

Ndeshja Partizani – Dinamo City u mbyll në barazim 1-1.



Lexoni të gjitha në Bota Sot