Gjilani po përpiqet ta përforcojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit dhe të ngjitet në renditje.
Në këtë kontekst edhe e ka afruar në skuadër futbollistin e radhës, Endri Reçi.
"Reçi vjen nga radhët e Teutës, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të tjera shqiptare si Kukësi, Besa e Kavajës, Pogradeci dhe Dinamo", ka shkruar skuadra gjilanase në njoftimin e vet.
Gjilani aktualisht mban vendin e gjashtë në tabelën e Superligës së Kosovës, që vazhdon të kryesohet nga rivali lokal, Drita.