“Vdes në një aksident Basha”, kreu i PD-Euroatlantike reagon për lajmin e rremë: Jam gjallë e mirë. Ironia e Ramës: Mos e prish gjumin

- Gazeta e Prizrenit

“Vdes në një aksident Basha”, kreu i PD-Euroatlantike reagon për lajmin e rremë: Jam gjallë e mirë. Ironia e Ramës: Mos e prish gjumin

Lulzim Basha ka reaguar mbi një lajm të rremë në të cilin shkruhej se kreu u demokratëve Euroatlantikë ka ndërruar jetë. Përmes një postimi ditën e sotme në rrjetet sociale, Basha shkruan se këto lajmë të rreme përhapen nga ata të cilët duan të shkatërrojnë vendin.

‘Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë’, shkruan ai.

Një reagim ironik ka bërë edhe kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë reagimin e Bashës për këtë lajm.

“Mos e prish gjumin për kaq gjë ty të marrin të keqen”, shkruan Rama./GE



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit