Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka thënë se procesi i rikuperimit të tij po shkon shumë mirë.
Madje ai është shprehur optimist se do të kthehet ashtu siç ka qenë dikur, në nivelin më të lartë të lojës.
Spanjolli pësoi një lëndim në fillim të këtij sezoni dhe fillimisht raportohej se karriera e tij mund të ketë përfunduar për shkak të seriozitetit të dëmtimit.
“Po ndihem si kafshë! Rikuperimi po shkon mirë, do të kthehem në lule të karrierës si dikur. Nuk kam fare dyshim”, ka thënë legjenda e Realit.