Treni e godet veturën në Pejë, nuk ka të lënduar

- Bota Sot

Treni e godet veturën në Pejë, nuk ka të lënduar

Treni të martën e ka goditur një veturë në qytetin e Pejës, rreth orës 10:00.

Këtë e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai pohoi se nuk ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Të lënduar nuk ka, ekipet kompetente janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat për shkakun”, ka thënë Gashi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot