Barazim i dytë i Struga Trim Lum në Antalia

- Bota Sot

Barazim i dytë i Struga Trim Lum në Antalia

Kampioni aktual i Maqedonisë, Struga Trim Lum, vazhdon me ndeshjet kontrolluese në Turqi, ku sot barazoi me skuadrën kazake, Kiziljar (0-0).

Për struganët kjo është ndeshja e katërt miqësore pasi më parë kanë luajtur kundër Debrecenit (0-0), kanë mundur 1-0 polakët e Korona dhe kanë humbur 0-1 nga rusët e Rubin Kazan.

Strugën Trim Lum e pret një tjetër provë në Turqi, ndërsa rivali i fundit para kthimit në shtëpi do të jetë sllovakët e Michalovce.

Kjo ndeshje është caktuar për 31 janar në orën 14:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot