Boniek: Po t’i kishte bërë Peña gabimet ndaj Benfikës

- Bota Sot

Boniek: Po t’i kishte bërë Peña gabimet ndaj Benfikës

Në ndeshjet e fundit duket se Hansi Flick e ka zgjedhur portierin titular. Wojciech Szczęsny tashmë ka kaluar Iñaki Peña në hierarkitë e skuadrës katalanase, megjithëse performancat e tij nuk i bindin të gjithë.

Pas ndëshkimit me karton të kuq në Superkupë, në finalen kundër Real Madridit, erdhën gabimet në ndeshjen kundër Benfikës, që ngritën disa dyshime.

Për fat të polakut, që vendosi të kthehej në fushë pas shpalljes së “pensionimit” në fund të sezonit të kaluar, dy fitore erdhën për të mbuluar katastrofat” e tij.

Një situatë që po diskutohet edhe në atdheun e polakut. Ish-futbollisti dhe ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, Zbigniew Boniek, ka folur për situatën e ish-portierit të Juves dhe Romës në kanalin YouTube të “Goal.pl”:

“Szczęsny ishte praktikisht një ish-lojtar për muaj të tërë. Të rikuperosh ritmin, kohën e reagimit dhe përqendrimin pas një pauze kaq të gjatë është vërtet e komplikuar. Sipas meje, ai gaboi kur tha se do të tërhiqej, sepse për mua mund të luajë futboll deri në moshën 39-vjeçare”.

Boniek është thelluar në detajet e përplasjes me Iñaki Peña: “Në ndeshjen ku mposhtën Benfikën 5-4, po të kishte qenë Iñaki Peña në portë dhe të kishte bërë gabimet e Szczęsny, në Poloni do ta kishin dërguar në ‘turrën e druve’. Më pas, ne thamë se Szczęsny shpëtoi fitoren ndaj Benfikës, sepse fitoi atë përballje me Di María”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot