Braziliani Rodrygo ka qenë në qendër të vëmendjes javët fundit për shkak të interesimit të vazhdueshëm të PSG-së për të. Defensa Central raporton se Florentino Perez, presidenti i klubit, nuk parashikon ndonjë skenar ku sulmuesi të largohet nga klubi, veçanërisht te një rival si PSG, me të cilin marrëdhëniet janë acaruar vitet e fundit për shkak të situatës verën kaluar me Mbappe.
Në përgjigje të këtyre thashethemeve për interesin e shtuar të PSG-së, bordi i klubit madrilen e ka bërë të qartë se nuk do të negociojë largimin e brazilianit për asnjë shumë më të vogël se 1 miliard euro, shuma që korrespondon me klauzolën e lirimit të tij.
Nuk është hera e parë që klubet e mëdha tentojnë të “bindin” lojtarin për t’u larguar nga Real-i. Në të kaluarën, edhe Manchester City provoi për një transferim të mundshëm ë brazilianite, por përgjigjja e klubit dhe e vetë lojtarit ishte “jo”.
Rodrygo do vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e madrilenëve dhe për sezonin e ri, drejtuesit e PSG-së duhet të hedhin sytë te ndonjë objektiv tjetër pasi “pista” Rodrygo është e mbyllur.