‘Telashe’ për kryeministren Meloni, vihet nën hetim gjyqësor për lirimin e oficerit libanez

- Bota Sot

‘Telashe’ për kryeministren Meloni, vihet nën hetim gjyqësor për lirimin e oficerit libanez

Kryeministria italiane Giorgia Meloni është vendosur nën hetim gjyqësor për lirimin e një shtetasi libanez i cili kërkohej nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Lajmi u bë publik këtë të martë dhe bëhet fjalë për një oficer policie libanez i identifikuar si Osama Elmasry Njeem, i cili u lirua javën e kaluar pas disa ditësh arrestimi.

Ndaj këtij shtetasi ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit.

Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkoi një shpjegim, duke thënë se nuk ishte konsultuar për këtë vendim. Meloni jo detyrimisht duhet të japë dorëheqjen dhe fakti që është vendosur nën hetim në Itali nuk do të thotë automatikisht fajësi.

“Unë nuk do të shantazhohem, nuk do të lejoj që të më intimidoni, prandaj jam, le të themi, e pakënaqur nga ata që nuk duan që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë,” tha Meloni në një video të postuar në profilin e saj në Facebook.

Ajo shtoi se Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, dhe sekretari i kabinetit për çështjet e inteligjencës, Alfredo Mantovano, gjithashtu janë vendosur nën hetim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot