Joel prezantohet te klubi i Superiores

- Bota Sot

Joel prezantohet te klubi i Superiores

Pak orë më parë, Egnatia njoftoi përfundimin e aventurës së Joel me klubin rrogozhinas.

Mirëpo, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk është larguar nga Kategoria Superiore.

22-vjeçari është tashmë lojtari më i ri i Elbasanit, duke firmosur me verdheblutë një kontratë 2.5-vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Elbasanit përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë vjen pas 2.5 vitesh eksperiencë në kampionatin tonë me ekipin e Egnatias. 22 vjeçari mban në "kabinet" 1 trofe të Abissnet Superiore, 2 Kupa të Shqipërisë e 1 Superkupë kështu duke iu bashkuar familjes verdheblu.”, shkruajnë verdheblutë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot