Tani është gati ta kthejë edhe në Europë

- Bota Sot

Tani është gati ta kthejë edhe në Europë

Elseid Hysaj është bërë pjesë e grupit të Lazios dhe gjatë janarit ka qenë vazhdimisht në fushë me bardhekaltrit, siç nuk kishte ndodhur në pjesën e parë të sezonit pasi ishte lënë jashtë listave të kësaj skuadre për Serinë A dhe Ligën e Europës.

Por tani, klubi ka ndryshuar në mënyrë drastike qëndrimin.

Mediat italiane kanë bërë të ditur prej ditësh se Lacio do ta regjistrojë në grupin e lojtarëve për Serinë A për pjesën e mbetur të sezonit.

Por trajneri Marko Baroni nuk e do vetëm për numër Hysajn, në raste emergjencash, pasi ka kuptuar se futbollisti mund ta ndihmojë në ndeshjet e ekipit të tij.

“Corriere Dello Sport” ka mësuar se Lacio ka planifikuar që të shtojë Hysajn edhe në listën për kompeticionet e UEFA-s, që duhet të dorëzojë te ndërkombëtaret brenda datës 6 shkurt. Pritet që Hysaj kësisoj të ketë një rol në vijimësinë e sezonit për Lacion në Ligën e Europës, ku është kualifikuar në fazën me eliminim direkt të turneut e shpreson të ecë deri në fazat finale të tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot