Manchester City mirëpret kampionin belg, Club Brugge, në stadiumin “Etihad” të mërkurën në mbrëmje, në atë që është thjesht një ndeshje e domosdoshme për skuadrën e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve.
City shkon në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në vendin e 25-të në tabelë, duke ditur se vetëm 24 skuadrat e para do të kalojnë në fazën eliminatore.
Kampionët e Premier League janë dy pikë larg Shtutgartit të vendit të 24-të, që do të thotë se nevojitet një fitore kundër Brugge nëse nuk duan të eliminohen, përcjellë KosovaPress.
Guardiola ka disa vendime të mëdha për të marrë në lidhje me përzgjedhjen e ekipit të tij dhe ai do të duhet të bëjë të paktën dy ndryshime në skuadrën që mundi Chelsean 3-1 në Premier League të shtunën.
Nënshkrimet e reja Abdukodir Khusanov dhe Omar Marmoush të dy filluan kundër skuadrës së Enzo Maresca, por ata nuk kanë të drejtë të luajnë në Ligën e Kampionëve deri në fazën eliminatore.
Si i tillë, Ederson ka të ngjarë të ruajë vendin e tij në portë dhe John Stones duhet të vijë në katërshen e mbrojtjes së bashku me Matheus Nunes, Manuel Akanji dhe Josko Gvardiol.
Formacioni i mundshmë i Cityt: Ederson; Nunes, Stones, Akanji, Gvardiol; Silva, Kovacic, De Bruyne; Foden, Savinho; Haaland