Massimo Carrera, ish-trajneri i njohur italian, ka dhënë një intervistë për DDD, ku ka analizuar garën e titullit kampion në Serie A dhe ka vlerësuar fuqinë e Napolit:
“Në këtë moment, Napoli është një makinë e pathyeshme, e vetmja skuadër që mund t’i bëjë konkurrencë Interit për titull”.
Ish-mbrojtësi dhe ndihmësi i Antonio Contes tek Juventusi e sheh Napolin si ekipin më të forte, pas zikaltërve: “Kryesuesit aktualë të Serie A kanë një skuadër të kompletuar, lojtarë cilësorë dhe një trajner që di si t’i menaxhojë situatat e vështira.
Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, mund të jenë rivali më serioz i Interit për titull”.
Fjalët e Carrera vijnë në një moment kyç të sezonit, me Napolin që po tregon formë të shkëlqyer, i shkaktoi së fundi humbjen e parë Juventusit në këtë kampionat, dhe po sfidon dominimin e Interit në elitën e futbollit kombëtar italian.