Në prag të përballjes së “Europa League” mes Romës dhe Eintracht Frankfurt, mbrojtësi verdhekuq Mats Hummels doli në konferencë për shtyp dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
A e prisje një Eintracht kaq të fortë?
Eintracht është një ekip që e njoh mirë, di si të organizohet në fushë. Luan me shumë automatizma.
Lojtarët i njoh shumë mirë, shumë prej tyre janë miq të mi. Ky vend i tretë në Bundesliga është më shumë se sa pritej, por nuk përbën ndonjë surprizë për mua. Është një skuadër shumë e fortë.
A ke folur me Götze? Ia kujtove që i ke shënuar 5 gola Eintracht-it?
Këtë për 5 golat nuk e mbaja mend. Nga ana tjetër, kam shumë miq atje. Nuk kemi folur për ndeshjen. Është gjithmonë kënaqësi të bashkosh miqësinë me botën sportive.