Florent Hasani largohet nga Rapidi

- Bota Sot

Florent Hasani largohet nga Rapidi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani, është larguar nga Rapid Bukureshti.

Hasani sot gjatë ditës ka ndërpre kontratën me vendim të përbashkët me klubin nga elita e futbollit rumun.

27-vjeçari me Rapidin luajti 14 ndeshje gjatë këtij sezoni, shënoi një gol dhe bëri një asist.

Ai ishte transferuar nga Tirana te Rapidi për 300 mijë euro, kurse tani mbetët si “lojtar i lirë”.

Kthimi te Superiorja e Shqipërisë mund të bëhet e mundur, pasi lojtari tashmë ka marrë ofertë nga Partizani i Tiranës, kjo e fundit kërkon ta zëvendësojë dyshen e larguar Cara dhe Rrapaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot