Një kioskë mallrash ka marrë flakë afër stadiumit të Manchester Cityt, pak orë përpara ndeshjes së ekipit të Pep Guardiolës kundër Club Brugge.
Zjarri shpërtheu pak para orës 18:00, afër vendit ku skuadra e Cityt do të hynte në stadium, teksa fansat e Cityt ishin mbledhur për një shfaqje argëtuese.
Pas shpërthimit të zjarrit, shfaqja u anulua, ndërsa sigurimi i largoi tifozët përpara se zjarrfikësit të mbërrinin në vendngjarje.
Nuk dihet akoma nëse ky incident do të ndikojë në nisjen e planifikuar të ndeshjes, ballafaqim të cilin Manchester City duhet ta fitojë patjetër në rast se dëshiron kualifikim në 1/16-ën e finales.
Aktualisht City gjendet në pozitën e 25-të në Champions League me 8 pikë, dy më pak se vendi i 24-të që çon në play-off, kurse Brugge i duhet vetëm një barazim për ta mbajtur të sigurtë vendin që e kualifikon tutje, pasi ka 11 pikë.