Lojtari nga Kosova nënshkruan me skuadrën e njohur gjermane

- Bota Sot

Lojtari nga Kosova nënshkruan me skuadrën e njohur gjermane

Futbollisti nga Kosova, Luan Simnica është bërë me skuadër të re.

Mesfushori 21-vjeçar, ka nënshkruar kontratë me klubin e njohur gjerman, Sandhausen.

Simnica gjatë këtij sezoni ishte pjesë e Stuttgart 2, ku shënoi një gol.

Gjatë kësaj kohe ai debutoi edhe për kombëtaren e Kosovës U21.

“Trajneri më dha një ndjesi të mirë gjatë shkëmbimit, kështu që ishte e lehtë për mua të vendosja për SVS,” deklaroi Luan Simnica pas nënshkrimit të kontratës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot